Fansat e pyesin përse nuk po martohet me Shkëlzenin, Armina habit me përgjigjen

Blogerja e  njohur shqiptare Armina Mevlani prej shumë vitesh është në një lidhje me djalin e ish Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

Çifti, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani jo pak herë janë përfolur për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, e sidomos pasi u fejuan vitin e kaluar.

Edhe pse Mevlani ka treguar shpesh se po merret më përzgjedhjen e fustanit, momenti i celebrimit nuk ka akoma një datë. Duket se Armina dhe Shkëlzeni nuk e kanë më nxitim, pasi për ta martesa nuk tregon asgjë.

Kështu është shprehur vetë Armina, teksa një fans e pyet pse nuk është martuar ende. “Nuk mendoj se martesa është arritja më e madhe. Të dy duhemi dhe jemi mirë edhe në bashkëjetesë. Martesa është diçka që thjeshtë bëhet për qejf, por në të vërtetë nuk tregon asgjë”, shkruan blogerja.

Menjëherë Armina ka marrë mbështjetjen e ndjekësve, të cilët bien dakord me fjalët e saj.