20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Fansat i publikojnë një foto intime me Selena-n, ja si reagon Justin Bieber

spot_img

Edhe pse larg muzikës momentalisht, Justin Bieber ia ka dalë të vjedhë vëmendjen e publikut dhe mediave. Këngëtari bëri një koment, ose më saktë një deklaratë ku thoshte se vazhdonte ta donte Selena Gomez si shoqe, por ishte shumë i dashuruar me bashkëshorten e tij.

Justin Bieber ende nuk e ka harruar ish-të dashurën dhe këtë e tregon sa herë që i jepet mundësia.

Një faqe e quajtur @JustinsOutfits postoi një seri fotosh të rralla  të Justin, duke përfshirë këtu një me ish-të dashurën dhe ai e pëlqeu menjëherë.

Për të qenë totalisht të sinqertë, fotografia me Selena-n është e dyta e renditur në një seri fotosh që nisin me atë të këngëtarit me miken e tij Katy Perry, kështu që është e mundur që Justin të ketë pëlqyer thjesht foton e parë.

Është e paqartë, por fotografia në fjalë tregon Selena-n e ulur  në prehrin e Justin, ndoshta duke i dhuruar atij një puthje! Ose ndoshta ata janë prapa skenës diku? Është e vështirë të dalësh në këtë konkluzion, megjithatë një gjë është e dukshme: Justin dhe Selena janë shumë të rinj në këtë foto.

Të ketë ndjerë nostalgji Justin për ato kohë?

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat