Fansat kundër Encës se nuk ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti, ja si përgjigjet këngëtarja

Të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë vendit janë solidarizuar pas ngjarjes së rëndë që goditi vendin në mëngjesin e 26 nëntorit.

Shumë njerëzve i ka bërë përshtypje që këngëtarja Enca nuk ka kontribuar për njerëzit e prekur nga tërmeti. Pas këtyre lajmeve të dala, Enca nuk ka ngurruar të reagojë dhe t’i përgënjeshtrojë, duke u shprehur se ajo nuk shfrytëzon raste të tilla fatkeqësie për vëmendje.

“Nuk jam kategoria e personazheve që të shfrytëzoj situata të tilla për vëmendje. Dhe as kategoria e atyre që postojnë gjithçka që bëjnë/ndihmat që ofrojnë. Dhe mbi të gjitha nuk i detyrohem askujt shpjegim për asgjë që bëj, por kjo temë më ka prekur aq shumë sa nuk mund të heshtja”- është shprehur Enca.