fbpx

Fansat nominojnë Rihannën në vend të Mbretëreshës Elisabeth

rihanna-queen.jpg

Fansat e Rihannës po bëjnë thirrje që këngëtarja të zëvendësojë Mbretëreshën Elizabeth II si presidente e Barbados, mes përpjekjeve së ishullit për t’u bërë një Republikë në 2021.

Këngëtarja e hitit “Work”, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, lindi dhe u rrit në Barbados, aty ku talenti i saj u zbulua në adoleshencë.

Qeveria e ishullit të Karaibeve njoftoi se planifikon ta lënë pas plotësisht “të kaluarën e tyre koloniale”, duke larguar 94-vjeçaren si kreun e tyre të shtetit. Pas këtij njoftimi, fansat “nominuan” divën e muzikës për të zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth.

Është koha që Barbados të heqë Mbretëreshën Elizabeth si Kryetare të Shtetit, në favor të Mbretëreshës Robyn Rihanna,” shkroi një fans.

Barbados duhet ta bëjë Rihannën kreun e ri të shtetit,” shkroi një tjetër fans i këngëtares së mirënjohur më famë botërore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303