Kate Middleton fansja më e madhe e Princeshës Diana!

Screenshot_29-1.jpg

Dukesha e Cambridge ka përkujtuar princeshën Diana duke vendosur një kurorë që dikur i përkiste asaj, në një pritje madhështore në Buckingham Palace, mbrëmjen e së martës.

36-vjeçarja shoqërohej nga bashkëshorti i saj Princi William, 36 vjeç, Mbretëresha 92 vjeçe, dhe Duka dhe Dukesha e Cornwall për pritjen diplomatike.

Nëna e tre fëmijëve dukej e mahnitshme e veshur me një fustan të bardhë të zbukuruar me gurë dhe supe të mbuluara.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kurora e preferuar e Princeshës Diana e stiluar me perla dhe diamante tashmë në pronësi të familjes.

Kjo kurorë ka qenë e gjyshes së saj, Princesha Augusta e Hesse, e cila u martua me Dukën e parë të Cambridge, djali i shtatë i Mbretit Xhorxh III, në 1818.

Mbretëresha Mary ia dhuroi kurorën Mbretëreshës në 1955, e cila në vitin 1981 ia dhuroi Dianës.

Dhe që nga vdekja e saj, ky aksesor i mahnitshëm është vendosur nga dukesha Kate, e cila duket të jetë fansja më e madhe e Princeshës Diana.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303