fbpx

Farmacistët i ngrenë shqetësimet Bashës, ja ç’po ndodh me ilaçet për shërimin e Covid-19

af99ce05-96e0-4042-85b6-9da57d309a3f-695x450.jpg

Shumë farmacistë i janë ankuar Bashës në lidhje me medikamentet që janë në treg.

Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve u shpreh se sistemi farmaceutik është një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor, por janë të paqartë në betejën që duhet të zhvillojnë me Covid 19, pasi nuk kanë një protokoll të caktuar që duhet të ndjekin.

Diana Toma: Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Farmacistët nuk e kanë të qartë protokollin e përshkrimit të barit për pacintët me covid, nuk e dimë protokollin se si duhet të shkojë tek qytertari ky ilaç dhe në fund fare kush penalizohet.

Basha: Me thonë që Remdesiviri nuk ekziston tek ju, veç në treg të zi

Përfaqësuesi i Urdhrit, Dëfrim Goma: Po, po barnat antivirale janë sjellë kontrabandë, në rrugë të jashtëligjshme. Ata po e mbysin tregun. Vetëm tarifa e infermierit privat në shtëpi, shkon 100 mijë lekë në ditë.

Diana Toma: Jemi në një situatë tregu të disbalancuar. Duhet të harmonizohet veprimtaria e institucioneve për të përballuar situatën. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme.

Basha: Pra, kërkoni që paketa të jetë e rimbursueshme atë që e kemi propozuar edhe në në pakëten tonë me 5 pika.

Diana Toma: Po. Duhet nxjerrë edhe një VKM për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë që Covid të trajtohet si një formë prioritare.

Dëfrim Goma: barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin. Të kemi parasysh se deri tani 950 vaksina antigrip janë importuar dhe tregtuar

Basha: Po sikur do sillte 200 mijë, apo 300 mijë?

Diana Toma: Nuk duhet të humbasim më kohë, por duhen marrë masa për të garantuar vaksinimin e popullatës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303