Fati i Sajmir Tahirit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ja ç’ndodh sot pasdite

saje.jpg

Ndonëse u mor vendimi për ‘Shërbim prove’, ish-ministri Saimir Tahiri e ankimoi vendimin. Mësohet se sot në mesditë pritet të hidhet dhe shorti për përcaktimin e gjyqtarëve që do të kenë në dorë këtë çështje.

Megjithëse, vendimi i Shkallës së Parë që e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës” u shpall në shtator 2019 dhe u ankimua prej tij dhe Prokurorisë brenda afatit 15 ditor, dosjes i janë dashur gati 5 muaj për t’u zhvendosur në Apel.

Kjo vonesë është shkaktuar për shkak se janë konsumuar të gjitha mënyrat procedurale për njoftimin për gjyqin e të bashkëpandehurit të Tahirit, Jaeld Çela.

Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës u gjykua në mungesë dhe as sot nuk është arrestuar nga policia. Gjatë kësaj jave dosja e mbërritur në Apel, ku ish-ministri kërkon pafajësi, do të hidhet në short për përzgjedhjen e gjyqtarit që do të kryesojë shqyrtimin e saj.

Saimir Tahiri u gjykua në Shkallën e Parë për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, por u fajësua vetëm për “shpërdorim të detyrës”.

Ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, por përfundimisht u vendos lënia e tij në provë për 3 vjet, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë vepra penale, apo të takohet me të dënuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303