fbpx

Fati nuk është me Hazard! Konfirmohet tjetër dëmtim për belgun

Screenshot_12-8.png

Ajo që pritej ndodhi. Ditën e sotme është konfirmuar dëmtimi që sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard, pësoi në duelin kundër Alavesit. Ylli belg u zëvendësua direkt pas pjesës së parë, pasi nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.

Ka qenë vetë klubi madrilen që ka konfirmuar lajmin, përmes një postimi në faqen zyrtare. “Pas testeve të kryera në ditën e sotme ndaj Eden Hazard nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, lojtari është diagnostikuar me një dëmtim muskular në kofshën e djathtë”, shkruhet në deklaratën e Realit.

Ende nuk dihet koha e saktë se sa Hazard do të qëndrojë jashtë fushave. Në ditët në vijim ai pritet t’i nënshtrohet një tjetër testimi për të parë sërish shkallën e dëmtimit. Vetëm disa ditë më parë sulmuesi mposhti Covid-19, por mesa duket fati nuk është me të edhe në këtë sezon.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303