Fatma Methasani në pritje të fëmijës së parë

Më pak se një vit pasi bënë publike historinë e tyre të dashurisë, çifti i ekranit, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Burime konfirmojnë se moderatorja e “In Tv”, Fatma Methasani, është në pritje të ëmbël.

Gjatë shikimit të postimeve të Fatmës në Instagram vumë re që kohët e fundit (përveç konversave të saj të pandashme) moderatorja ka preferuar të veshë vetëm bluza të gjera, ndoshta si një mënyrë për të fshehur barkun e rrumbullakosur, duke na e përforcuar kështu edhe një herë vërtetësinë e lajmit të ëmbël.

Po të njëjtat burime tregojnë se moderatorja është në tremujorin e parë të shtatzanisë, por ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës.

Alfio dhe Fatma u njohën në IN Tv, kur punonin të dy atje. Janë bashkë prej përafërsisht tre vitesh dhe janë takuar me familjet e njëri-tjetrit.

Për sa i përket dasmës, pak muaj më parë Alfio tha se do të martohen në 2020-n, por ndoshta gjërat kanë ndryshuar.

/real-news.tv/