fbpx

Fatma Methasani poston foton e ëmbël, tregon dhuratën për të birin

Prezantuesja Fatma Methasani shpeshherë poston foto të djalit të saj në rrjete sociale, ku me të vërtetë janë mjaft të adhurueshme.

Duket se bebi i saj Noah e bën atë çdo ditë e më të lumtur, teksa së fundi ajo ka publikuar foton e ëmbël me vogëlushin.

Fatma shfaqet e ulur në krevat, me djalin e mbështjellë ndër duar, teksa edhe pse me sytë mbyllur, i dallohet lumturia dhe dashuria e madhe që ka për vogëlushin. Ndërkohë ajo i ka bërë atij një dhuratë të personalizuar, një ndriçues me emrin e tij.