fbpx

Fatmir Hysenbelliu infektohet me COVID, por ka një apel për të rinjtë

oni.jpg

Fatmir Hysenbelliu ka rezultuar pozitiv në testin kundër COVID 19.

Fatmir Hysenbelliu  ka bërë një apel për të gjithë shqiptarët, por sidomos për të rinjtë e vendit tonë që të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë veten e familjarët e tyre.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Hysenbelliu ka sqaruar se nuk ka asnjë simptomë dhe se nuk ka asnjë problem, por gjithsesi ai ka vendosur të karantinohet për të mbrojtur të tjerët. Ja apeli që bën ai për të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira:

Të nderuar miq,

Sot dua të ndaj me ju një mesazh të rëndësishëm, që ndonëse personal, në këto ditë të vështira impakton secilin prej nesh. Në mënyrë rastësore, pa konstatuar asnjë simptomë, kam kryer ditët e fundit testin COVID, ku kam rezultuar pozitiv. Menjëherë sapo jam informuar për rezultatin e testimit jam vetëkarantinuar dhe kam ndërprerë çdo kontakt me bashkëpuntorët dhe miqtë e mi. Ndërkohë, edhe pse tërësisht asimptomatik, jam në komunikim të vazhdueshëm me mjekun për monitorimin e gjendjes.

Në gjithë këtë situatë, duke qenë i ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje të pabesë, sidomos ndaj personave më vunerabël, kam bërë maksimumin të ruaj familjen e të afërmit, bashkëpuntorët e miqtë.

Doja ta ndaja këtë eksperiencë me ju, që t’i shtohem zërave që bëjnë thirrje për kujdes e vetëpërmbajtje, sidomos nga të rinjtë. Edhe kjo gjë është ajo çfarë do të kërkoja nga secili prej jush: ju lutem të bëjmë kujdes në këto ditë të vështira, të “sakrifikojmë” pak nga siguria që na jep mosha e të ruajmë njerëzit tanë të dashur!

Është shumë bukur t’i kemi mes nesh çdo ditë e të ndajmë me ta gëzimet e përditshme, por shumë e dhimbshme të ngushëllojmë njëri-tjetrin me fjalë të zgjedhura në rrjetet sociale.

Ndaj le të përpiqemi pak sot që t’ja dalim të gjithë mbanë! Ju falenderoj nga zemra!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303