fbpx

Fatmir Hysenbelliu tregon si anulloi kontratën në Itali për Anxhelinën: Aty u fundos…

20171126_092804.jpg

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë. Gjatë intervistës ai ka treguar se u kthye nga Italia në Shqipëri për Anxhelinën dhe për gjatë një viti ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit gjithë kohën.

Dëshira për të qëndruar pranë saj e detyroi Fatmirin të hiqte dorë nga një kontratë futbolli në Itali dhe shprehet se nuk është penduar aspak për këtë gjë.

Ester Bylyku: Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për një femër?

Fatmir Hysenbelliu: Kisha një kontratë futbollistike në Itali dhe e lashë për t’u kthyer në Shqipëri për 6 muaj, pastaj do kthehesha prap atje se kështu e kisha në kontratë. Pastaj thashë do rri edhe 6 muaj të tjera në Shqipëri dhe pastaj aty mori lishezë karriera ime futbollistike në Shqipëri, duke u përplasur me të gjitha gjërat negative që ka sporti në këtu, mu shpif të luaja futboll.

Ester Bylyku: Pendohesh për këtë sakrificë që bëre për dashurinë?

Fatmir Hysenbelliu: Absolutisht jo, nuk jam një person që pendohem.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303