fbpx

Fatmir Xhafaj, fushatë për Veliajn

xhafaj-4.jpg

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shfaqur përkrah Erion Veliajt në një dëgjesë publike të krybashkiakut të Tiranës, duke shprehur mbështetjen ndaj kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme, disa ditë pasi dorëzoi dorëheqjen nga posti i ministrit.

Xhafaj tha se Veliaj është nga ata persona që vijnë në pushtet jo sa për të kapur një karrige, por për të shërbyer.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj”, u shpreh Xhafaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalisht PS, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *