fbpx

Fatos Klosi lëshon bombën: Berisha ‘shfarosi’ dokumentet që e fundosin, shumë shpejt në rrjetën e SPAK bashkë me…

dyshja-1.jpg

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka bërë dje deklaratën bombë për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit shumë shpejt do të bjerë në rrjetën e SPAK, ashtu sikurse dhe shumë zyrtarë të tjerë.

“Unë them që Berisha duhet të jetë i rrezikuar nga SPAK, pastaj është apo jo këtë nuk e kam shumë të sigurt sepse ai është vërtet një burrë shumë i zoti. Berisha është sipas asaj fjalës së urtë: Di të vjedhësh? Di. Di të fshehësh? Nuk di. Mos vidh pra. Berisha është i zoti, ai nuk ka lënë dokumente. Ai, edhe në Këshillin e Ministrave kur ka qenë në pushtet, ka firmosur vetëm vendime kolektive. Kështu që Berishën nuk e kap dot. Por ka mekanizma të tjerë plot. Nëse ka krim në valle, krimi nuk është vetëm tek një njeri. Nuk e bën dot një njeri i vetëm. Ajo që ka ndodhur ka implikuar edhe emra të tjerë dhe mbase kështu dalin edhe emrat e atyre që kanë qenë të zotë të fshehin gjurmët”, deklaroi ish-kreu i SHISH.

Për Klosin, ish-kryeministri është treguar shumë i aftë dhe ka fshehur çdo gjurmë të aferave që mund të ketë kryer. Por ai shtoi se ka edhe mënyra të tjera që mund të zbulojnë skandalet e Sali Berishës. Ai thekson më tej se pushtetarëve të korruptuar ndëshkimi do t’iu vijë nga ndërkombëtarët. Sipas tij, pushtetarët janë paralajmëruar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë prova në duar kundër tyre, se nuk do t’ia hedhin dot paq nga reforma në drejtësi.

“Kam besim sepse shoh edhe që politikanët po tremben. Ata janë të trembur. Të gjitha sjelljet e pazakonta të të gjithë politikanëve të mëdhenj e tregojnë këtë. Është një periudhë sjelljesh të pazakonta dhe këto tregojnë që ata diçka dinë. Sigurisht që dinë diçka më shumë se neve sepse kanë kontakte dhe mbase edhe jua kanë thënë nga pak me shaka që janë të rrezikuar. Kështu që nga kjo nisem që besoj që do të bëhet. Pavarësisht trembjes së tyre, duhet thënë se politikanët nuk e ndalojnë dot reformën. Madje, nëse do të bënin tentativa për ta ndaluar në këtë periudhë, do të binin në sy akoma më shumë dhe do të tregohej qartazi që janë të trembur. Sepse natyrisht, ndërkombëtarët që i trembin kanë prova, por hetime nuk janë bërë. Fakti që janë trembur, ata e dinë më mirë se të gjithë se çfarë kanë bërë. Këto prova që janë mbledhur janë në duart e ndërkombëtarëve”, u shpreh ish-kreu i SHISH.  SOT News.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303