Presidenti Ilir Meta ka qenë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera ka kujtuar një takim që ka pasur me ish-Kryeministrin Fatos Nano në vitin 2002. Ai tha se Nano i pati thënë Metës që të bëhej kryeministër dhe ai President.
Ai shtoi se i kishte thënë Nanos që t’i thërrasë mendjes.
Fatos Nano më tha hajde bëhu kryeministër, dhe të bëhem unë President. I thashë jo, nuk pranova sepse unë jam student i dhjetorit. Prandaj i thashë thirri mendjes shoku. Bëhu ti kryeministër dhe me konsensus u zgjidh kjo çështje.

