fbpx

Fauci: Viktimat janë më shumë, disa kanë vdekur në shtëpi

f830c7be7cc14337b9c0503ba5d3cfa1_18.jpg

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, deklaroi se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është “pothuajse me siguri më i lartë” sesa shifra e raportuar prej 80,000 viktimash.

Fauci i tha një paneli të Senatit që po heton reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pandemisë se një numër i pa llogaritur i viktimave të koronavirusit, veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut, kanë vdekur në shtëpi pa u përfshirë zyrtarisht në bilancin total të vdekjeve në nivel kombëtar.

Ai nuk pranoi të spekulonte se deri ku mund të ketë arritur kjo shifër.

Fauci paralajmëroi se është “tërësisht e mundur” që pandemia “të mund të përkeqësohet” në Shtetet e Bashkuara në muajt e vjeshtës nga shtatori deri në nëntor, por shtoi se shpresonte që deri në atë kohë vendi do të “mund të përballej me të” më mirë se deri më tani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303