fbpx

Favore seksuale dhe para, procedim penal për gjyqtarin e Fierit

gjyqtari-1-933x445-770x367.jpg

Mbrëmë u transmetua një video në emisionin ‘Stop’ në televizionin Klan, ku tregohej se si gjyqtari i Fierit, Roland Hysi kërkonte favore seksuale dhe para nga një grua e divorcuar për kujdestarinë e së bijës. Mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë ka lëshuar një njoftim për këtë ngjarje të rëndë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, ndaj gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi.

Ndërkohë, ngjarja po hetohet ende nga autoritetet përkatëse./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *