fbpx

“Favorizon mafien e ilaçeve”/ Manastirliu: Shpifje ‘të skaduara’

manastirliu-per-ambulancat-770x433.jpg

Ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar ndaj deputetit të PD, Bardh Spahia, i cili lëshoi akuza në drejtim të saj për ilaçet e skaduara.

“Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve.” Shprehet Manastirliu.

Në reagimin e saj Manastirliu i konsideron shpfije të “skaduara” akuzat e demokratit Spahia, ndërsa thekson se  ilaçi më i mirë, i paskadueshëm, përballë shpifjeve janë faktet dhe shifrat

“Për herë të parë nga 2014, vendosëm që në çdo kontratë blerje barnash në QSUT, të përfshihej një klauzolë e posaçme: “Në rast mospërdorimi për arsye objektive të medikamenteve, duke sjellë si pasojë afrimin e skadencës, shoqëria furnitore, duhet të marrë masa për tërheqjen e medikamenteve dhe zëvendësimin e tyre me të njëjtin artikull, me afat më të gjatë skadence”. Ky është fakt!” vijon reagimin e saj Ministrja e Shëndetësisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *