Federica Mogherini pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Screenshot_17-11.jpg

Federica Mogherini do të presë sot, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për një takim jozyrtar në Bruksel, njofton zyra e shtypit e BE-së.

Federica Mogherini,  Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë i ka ftuar udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për një mbledhje jozyrtare, ku i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimin Johannes Hahn.

Në takim ata do të diskutojnë zhvillimet aktuale në rajon, do të vlerësojnë punën e bërë në vitin 2018 dhe ç’parashikojnë për vitin e ardhshëm.

Në vitin 2018, një perspektivë e qartë e Bashkimit Evropian, bazuar në meritat dhe arritjet, u rikonfirmua për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni miratoi strategjinë e Ballkanit Perëndimor, duke sinjalizuar shtimin e angazhimit  në rajon dhe një Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblodhi së bashku të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së për herë të parë në 15 vjet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303