fbpx

Federica Pellegrini zgjidhet ambasadore e kompanisë Michelin

Notarja e famshme italiane Frederica Pellegrini, ka lidhur së fundmi partneritet me kompaninë e gomave “Michelin”.

Kampione olimpike dhe mbajtësi i rekordeve botërore në 200 metra stil i lirë dhe europian në 400 metra stil i lirë, në të vërtetë do të jetë fytyra e fushatave të komunikimit Michelin për periudhën dy vjeçare 2020/2021.

“Federica Pellegrini me karrierën e saj të gjatë gjithmonë në krye përfaqëson më së miri konceptin e ‘Performancës së perfeksionit’. Kjo filozofi është baza e zhvillimit të gomave të Michelin dhe kombinon qëndrueshmërinë me performanca e lartë nga kilometri i parë deri në kilometrin e fundit. Ky është qëllimi ynë, është angazhimi ynë për klientët tanë dhe mjedisin përreth nesh”, deklaroiMarco Giuliani, Drejtor Tregtar i Michelin.