fbpx

Fëmija del në mes të rrugës, shoferi shmang goditjen por…

Pak më parë një aksident i rëndë u shënua në Kashar-Rinas. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas informacioneve, ka qenë një fëmijë që i ka prerë rrugën dhe për të shmangur përplasjen e tij, drejtuesi i fuoristradës ka prerë timonin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë rreth 30 metra më larg.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.