Fëmija ‘fluturon’ nga makina, nëna e lë në rrugë

bebja-ne-segjolino.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka fluturuar nga makina së bashku me sexholinon. Nga videoja, shihet qartë se si fëmija ka dalë nga makina, duke qëndruar në mes të rrugës.

Nëna nuk e ka parë daljen e fëmijës nga makina, ku ka vazhduar rrugën duke lënë 2 vjeçaren në mes të rrugës. Mësohet se fëmija ishte lidhur me sexholinon, por nuk kishte rrip sigurimi në makinë.

Videoja është regjistruar nga një shofer, i cili ka dhënë ndihmën e tij për fëmijën  2-vjeçare./real-news.tv

scroll to top