Fëmija i parë i Vitit të Ri në Zvicër është shqiptar

Foshnja e parë për ketë vit në Kantonin e Gjenevës është një shqiptar nga Kosova.

Ai ka lindur në orën 0:03 në Maternitetin e Spitalit në Universitetin e Gjenevës (HUG).

Mësohet se prindërit e lumtur shqiptarë kanë kohe deri më 4 janar të zgjedhin emrin e djalit të tyre të vogël.

“Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt…” ka thëne prindërit e bebes për gazetën zvicerane “Tribune de Genève”.

Kantoni i Gjenevës ka rreth gjysmë milioni banorë, ku vetëm në Gjenevë numri i shqiptarëve është mbi 20 mijë.

Prindërit e djalit të vogël, shqiptarë të Kosovës Ejup Limani, 37 vjeç dhe ëma kanë arritur në Gjenevë para një viti.

“Unë jam duke menduar për Aulon, por unë nuk jam i sigurt. Nëna gjithashtu është e lumtur me këtë emër, por nga atje për ta shkruar në letër … ” Kështu që deri më 4 janar do të vendosë.

Ky është fëmija i tretë i këtij çifti Avanchets, pas Samiut i lindur në vitin 2012 dhe Alinës e lindur në vitin 2016. Babai, qëndroi deri në orën 4 të mëngjesit me gruan e tij për ta pritur vogëlushin e tij në jetë. (real-news.tv)

Lër një koment