“Fëmija kishte shenja, u godit te faqja”, reagon pronari i kopshtit pas denoncimit të gjyshes

647b2b0d38f8fe396fc0e96b3cb89bb9_L.jpg

Një denoncim u ngrit ku thuhej se një fëmijë 18 muajsh ishte dhunuar në kopsht. Për këtë, ka folur pronari i kopshtit privat në Durrës, Gëzim Dervishi.

“Nuk e kam dhunuar foshnjën”, ka thënë 61 vjeçari.

Denoncimi është bërë nga gjyshja e fëmijës, e cila ka konstatuar shenja dhune te e vogla, që në ditën e dytë të kopshtit në lagjen periferike numër 8 , “Çezma e Ferrës” dhe më pas e ka denoncuar.

Siç tregon gjyshja e vajzës, e vogla ka pasur shenja në fytyrë në qafë dhe në kurriz.

“Ishte godit te faqja. Ishte dita e dytë. Unë dyshova te edeukatorja e lagjes. 2 edukatore dhe pastruesja ishin në kopësht”, tha gjyshja.

scroll to top