fbpx

Fëmijët obezë, kambanë alarmi

obezitet.jpg

10% e fëmijëve 8-9 vjeç në Shqipëri janë mbipeshë. Të dhënat e treguesve shëndetësorë flasin për një obezitet të shtuar në 10-vjeçarin e fundit në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se duhet ndërmarrë një plan kombëtar për ushqyerjen e mirë të fëmijëve në vend.

“Do të ndërmarrim një plan kombëtar veprimi me tre komponentë. Shëndetin e gruas shtatzënë, nxitjen e ushqyerjes me gji dhe mirëushqyerjen e fëmijëve” – tha Manastirliu . /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303