Femrat/Morina dhe Isufi: Jemi të motivuara, ndaj Skocisë na duhet dhe ndihma e tifozëve

Geldona Morina dhe Esi Lufo folën përpara mediave rreth atmosferës së përfaqësueses kuqezi të femrave dhe pritshmërivë për ndeshjen ndaj Skocisë, në datën 8 nëntor, dhe rikthimin në detyrë të trajnerit, Armir Grima.

Mesfushorja e Shqipërisë së femrave, Geldona Morina u shpreh:

“Ka për të qenë një sfidë e vështirë ajo ndaj Skocisë, ne do të luftojmë për të bërë më të mirën. Për ne fitorja ndaj një kundërshtari të fortë si Skocia matet edhe nga mënyra sesi luajmë apo prezantohemi në fushën e blertë. Ndeshjen e fundit që kemi luajtur ndaj të njëjtit kundërshtar kemi humbur me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndonëse kemi humbur, kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Unë dje jam bashkuar me skuadrën dhe atmosfera në ekip më duket e mirë, kështu ka qenë gjithmonë, ne kemi harmoni. Me ardhjen e profesor Mirit ne jemi ndjerë shumë mirë. Gjatë kësaj kohe që ai nuk ka qenë me ne, ne kemi luajtur edhe për të. Shpresojmë të marrim një rezultat të kënaqshëm në ndeshjen e radhës.”

Esi Lufo në fjalën e saj theksoi:

“Jemi të motivuara dhe e vlerësojmë kundërshtarin, do të bëjmë maksimumin që në këtë ndeshje të marrim një rezultat pozitiv. Sa i përket rezultatit, dëshiroj që më shumë t’ia lëmë fushës, por edhe një lojë e mirë do të ishte e kënaqshme për ne. Eshtë hera e parë që grumbullohem me Grimën, por kam dëgjuar nga vajzat fjalët më të mira. Atmosfera këtu është për t’u admiruar. Tifozët duhet ta ndiejnë si detyrim që të na mbështesin, si vajza që jemi, përkrahja e tyre në shkallët e stadiumit është shumë motivuese, ndaj gjej rastin t’i ftoj”.