24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Fendi prezanton koleksionin e ri, i fundit nga Lagerfeld

spot_img

Sfilata e Vjeshtë/Dimër 2019-2020 e Fendi-t u mbyll me një homazh për stilistin e njohur Karl Lagerfeld. Modelet e sfilatës nuk kanë mundur të mbajnë lotët, sidomos supermodelja Gigi Hadid, teksa në ekran shfaqeshin imazhet e stilistit që ndërroi jetë pak ditë më parë teksa skiconte krijimet e fundit.

Koleksioni i paraqitur në Milano ishte i fundit që mban firmën e Lagerfeld dhe është i karakterizuar nga kërkesat për të renë, si gjithmonë me vëmendjen ndaj punës artizanale dhe detajeve.

Ja cilat janë krijimet e fundit që mbajnë firmën e ikonës së stilimit, i cili ndërroi jetë të martën e 20 shkurtit, duke mos mundur të jetë  në pasarelën e koleksionit që krijoi për Fendi-n./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat