Fenomen i veçantë këtë fundjavë, ngrini sytë drejt qiellit për të parë shiun e meteorëve

Një fenomen i veçantë do të ndodhë këtë fundjavë, i njohur si shiu i meteorëve, dhe i pagëzuar me emrin “Leonid”.

“Leonid” do të ofrojë një pamje të pazakontë dhe mahnitëse me pjesëza kozmike që udhëtojnë me 44 milje në sekondë.

Të apasionuarit pas fenomenit do të kenë mundësinë të shohin 14-15 meteorë që kalojnë në një orë duke ofruar shkëlqim dhe ngjyra shpërthyese në qiell. Pamja më e mirë do të jetë rreth mesnatës.

Shiu i meteorëve është një shfaqje e përvitshme qiellore. Për herë të parë është vënë re në vitin 1862.