13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Fenomeni ekstrem pas mesnate: Preket edhe Tirana, ky është qyteti që do të përjetojë temperaturën më të ulët në Shqipëri

Pritet që ekstremi i temperaturave të ulta për këtë javë të arrihet gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të së mërkurës.Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për ulje të temperaturëve deri në -4 gradë Celsius gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet si edhe zonat malore të vendit.Temperaturat e ulta nga -4 deri në 2 gradë Celsius do të përfshijnë thuajse 80% të territorit të Shqipërisë duke përjashtuar vetëm zonat bregdetare, të cilat do të kenë temperatura disi më të larta krahasuar me pjesën tjetër.Temperatura më e ulët pritet të arrihet në Kukës me -8 gradë Celsius, Peshkopi me -6 Gradë Celsius, Bajram Curri e Korçë me -6 dhe -7 gradë Celsius, etj.Situata pritet të përmirësohet disi gjatë mesditës së nesërme ku tempeturat do të rriten sërish pas kalimit të rrymave të ftohta ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat