fbpx

Ferdinand: Kemi marrë një talent të madh, mund të bëhet si CR7

Screenshot_73-1.jpg

Ish-sulmuesi i Atalantës, Amad Diallo, është lojtari më i ri i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” konfirmuan 18-vjeçari si blerjen e tyre të parë të janarit javën e kaluar, pasi e blenë nga bergamaskët për shummë e 37 milionë paundëve.

Legjenda e klubit anglez, Rio Ferdinand, beson se ai do të bëjë mirë, madje e krahason historinë e tij me atë të Cristiano Ronaldos.

“Ne sapo kemi blerë një djalosh nga Atalanta dhe shpresojmë që ai të bëjë diçka.

Nëse shikoni klipet e tij dhe flisni me personat në klub që mundësuan këtë transferim, potencialisht ky djalosh mund të jetë një lojtar i klasit botëror.

Ky është mendimi i tyre”, deklaron anglezi.

“Unë nuk dua t’i bëj presion atij duke e krahasuar me Ronaldon, por dhe CR7 kur e blemë nuk e njihte askush përveçse njerëzve në Portugali.

Diallo duke i ngjashëm me të dhe nëse shikoni klipet apo mënyrën se si flasin për të, atëherë bota në duart e tij nëse do të veprojë në mënyrën e duhur”, përfundon Ferdinand.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303