fbpx

Fero flet për Ghetto Geasy-in si dhe ka dy fjalë për Mozzik

Fero është një ndër reperët më të komentuar të momentit, të cilin nuk e shohim shpesh nëpër intervista.

Por ai ka vendosur që të realizojë intervistën më trend të momentit që është ajo në Instagram “Ask me a Question” me ndjekësit e tij.

Ai ka publikuar disa nga pyetjet që i janë bërë dhe mesa duket ndjekësit e tij kanë kuriozitet të madh se çfarë mendimi ka ai për Mozzik-un duke qenë se ky i fundit në një intervistë për “NIN” shprehu fjalët më të mira për të.

“Po kom ni edhe kom thon fillim të karrierës, thom apet, falemnderus jom në maksimum. Edhe për mu ai është njëshi”, është shprehur Fero për Mozzik.

Ndërkohë Mozzik tha se nuk ka më kontakt me ish-kolegun në të cilin bënin pjesë tek label-i i njejtë, por vlen të rikujtojmë se marrëdhënia e tyre pas largimit nga “On Records” nuk ka qenë shumë miqësore.

Madje, Mozzik asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos.

Nga ana tjetër një pyetje Feros i është bërë në lidhje me Getoar Selimi, nëse ka në plan një bashkëpunim me themeluesin e “Babastars”.

Fero është treguar i gatshëm për një bashkëpunim me Getoarin.

“Plan e kem pas nuk i dihet së ardhmes. Une jom gati”, ishte përgjigja e Feros duke etiketuar reperin e njohur.

Por ajo çfarë bëri përshtypje më vonë është se Fero e ka fshirë më pas si postim në InstaStory duke na lënë përshtypjen se ai është penduar për përgjigjen që ka dhënë, por këtë nuk dimë ta themi me siguri.

Vitin e kaluar u përfol për një bashkëpunim të mundëshëm mes Getoarit dhe Feros, pasi ky i fundit ishte parë në shoqërinë e tij./iconstyle