Fero heq gjithë ndjekësit nga Instagrami, përfshirë dhe të dashurën

Reperi i njohur kosovar Fero është njëri ndër  artistët më të komentuar në mediat rozë.

Ai merr shpesh vëmendje për veprimet si nga jeta personale por edhe nga ajo profesionale.

Së fundmi, reperi mori vëmendje duke i larguar të gjithë  ndjekësit e tij nga Instagrami, madje edhe të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Kjo nuk është hera e parë që reperi bën veprime të tilla në rrjetin social Instagram pasi dhe më herët ai ka fshirë fotot me partneren e tij.