fbpx

Fero i dedikon këngë Arbenitës, shfaqet më romantik se kurrë

fero.jpg

Këngëtari Fero publikoi ditën e djeshme këngën ‘Ride or Die’ me protagoniste në videoklip partneren e tij aktuale, Arbenita Ismajli. Të gjithë vëmendjen e mori modelja me format e saj trupore, por edhe çastet romantike që shfaqeshin në video. Mesa duket, ‘pushimet’ nuk kanë mbaruar për ta.

Arbenita gjithashtu ka zbuluar se reperi nuk është romantik vetëm në këngë, por edhe në jetën reale. Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku duket sipër shpatullave të Feros, ndërsa ky i fundit i ulur në tokë, duke i lidhur këpucët Arbenitës.

Çifti duket më i lumtur se kurrë dhe po shijon suksesin e këngës së re që pritet të jetë hiti veror i këngëtarit. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303