Ferrari në F1 është gati të zëvëndësojë Kimi Raikkonen me yllin në ngritje Charles Leclerc, për vitin 2019.
Raikkonen i cili mbushë 39 vjeç në muajin Tetor, kishte fituar një vjet kontratë me ekipin italian.
Presidenti i Ferrarit Sergio Marchionne, kishte thënë në Dhjetorin e vitit të kaluar, se “kampioni i vitit 2007 ka nevojë për konsisitencë dhe si ky mund të jetë viti i fundit”.
Në fillim Ferrari kishte dashur që Raikkonen ta ndërrojë me pilotin e Red Bulllit, Daniel Ricciardo, i cili ka kontratë deri në fund të këtij viti. Kosto do të ishte shumë e lartë pasi Ferrari në ekip ka Vettel, me Ricciardo, shpenzimet do të ishin të papërballueshme për italianët.
Leclerc është produkt i Akademisë së Ferrerit dhe ka fituar 2 tituj radhazi në GP3 dhe F2 brenda një skeme.
Ai do të ishte i pari që do të arrinte në F1 me Ferrarin nga Akademia.
Piloti Leclerc kishte thënë për spekulimet që e lidhnin atë me Ferrarin: “Më bënë të buzëqeshë, mirëpo edhe nuk duket reale”
Ai shtoi se: “Do të ketë kohë të mendoj për vitin e ardhshëm, ndoshta do të kemi mundësi të fitojmë ulësen e Ferrarit”