fbpx

Ferro-kromi shqiptar, ndër më cilësorët në botë

furra-burrel2-e1543499836126.jpg

Aktualisht në të gjithë botën prodhohen mbi 12 milionë ton ferro-krom çdo vit. Pjesa më e madhe e këtij produkti vjen nga shtete të mëdha dhe me resurse të panumërta si Afrika e Jugut dhe Kina, ndërkohë që prodhues te konsiderueshem në segmentin e kromit dhe të ferrokromit janë edhe Kazakistani, India e Rusia.

Por në këtë treg të rëndësishëm dhe me një konkurrencë tepër të fortë mbi cilësinë dhe tregtimin, edhe një shtet i vogël si Shqipëria ka arritur të zërë vendin e saj të nderit në podium.

Në fakt, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, aktualisht produkti i Shqiperisë eksportohet në 52 shtete të ndryshme të botës. Tregu kryesor i Albchrome mbetet Evropa, ku vendet më të zhvilluara industriale mbajnë peshën më të madhe për sa i takon importimit të kësaj lënde nga vendi ynë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme është se kromi shqiptar renditet në grupin e vendeve me cilesinë më të lartë në botë të këtij minerali. Bashkë me Shqipërinë, në listën e këtyre vendeve janë edhe shtete si Suedia, Kazakistani, Turqia dhe Rusia.

Në këtë përfundim ka dalë Afarak Group, një grup me aktivitet në sektorin minerar dhe prodhimin e kromit, i specializuar në Evropën Jugore dhe Afrikën Jugore. Kompania është e listuar në Bursën e NASDAQ OMX Helsinki (AFAGR) dhe në Bursën e Londrës (AFRK).

Kanë qenë investimet e shumta të bëra nga AlbChrome ato që e kanë bërë ferrokromin shqiptar ndër më të konkurrueshmit në botë.

Cilësia e vetë kromit por edhe vendimi i kompanisë për të synuar cilësinë më të lartë të mundshme të ferrokromit „Made In Albania“, kanë bërë që ky i fundit të prekë majat globale.

Vendimi i Albchrome për t’u fokusuar te cilësia dhe jo te kostot më të lira dhe qëllimi i verbër i fitimit, ka bërë që të arrihen parametrat më të larta në nxjerrjen e produktit final.

Edhe marketingu i AlbChrome dhe „Produkt engeeniering“ kanë qënë ato që kanë bërë diferencën në këtë sektor, ku konkurrenca botërore nuk është e pakët. “Kemi bërë diferencimin e produktit sipas kërkesave të tregut, duke identifikuar dhe synuar segemente tregu që kanë më pak konkurrencë dhe ku paguhet një çmim më i lartë. Në fokus kanë qenë gjithnjë lëndet e para dhe procesi teknologjik për të garantuar një produkt premium për klientët tanë“ – shprehen drejtuesit e AlbChrome. (CNA.al)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *