Festa e birrës në Korçë, Rama e nis ditën me një mesazh

edi-rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video në “Facebook”, në të cilën tregohen pamjet fantastike nga Festa e Birrës Korça, e zhvilluar pak ditë më parë në qytetin juglindor, duke mbledhur me qindra mijëra turistë vendas e të huaj.

Përbri videos, kryeministri shkruan se për katër ditë vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës, bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje fantastike nga Festa e Birrës në Korçë, ku për 4 ditë mijëra vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës bashkë me spektaklin dhe birrën shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë 😀 #festatlokale2019 #smilealbania😀🇦🇱”, shkruan Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303