Festa e çmendur e Neymar, kush janë bukuroshet që do marrin pjesë

Neymar-4.jpg

Neymar organizoi një festë të madhe ditë më parë. Rreth 150 persona morën pjesë në të, teksa një hetim është hapur nga prokuroria e Rios në lidhje me veprimin e yllit brazilian të PSG-së në këtë periudhë pandemie.

Gjithsesi, asgjë nuk mund ta ndalë sulmuesin e njohur. Neymar po organizon një tjetër festë për mbrëmjen e vitit të ri. Kësaj radhe mendohet se do të marrin pjesë rreth 500 persona dhe atmosfera pritet të jetë e zjarrtë.

Pije, muzikë dhe femra të bukura, shumë femra të bukura. The Sun raporton se shumë modele të njohura janë ftuar t’i hipin avionit dhe të nisen drejt Brazilit. Neymar i ka kontaktuar ata nëpërmjet Instagram dhe përgjigjet kanë qenë pozitive.

Nga Miami do të vijnë modele kalibri si Kiki Passo, Michelle Nevius dhe Jessica Bartlett. Ndërkohë, dy brazilianet Camila Remedy e Fernanda Brum kanë zbarkuar në Brazil që ditën e hënë me një avion privat.

Në festën e çmendur nuk do të mungojë as Ana Liz Bittencourt, teksa mendohet se do të marrë pjesë edhe Carol Dantas, ish e dashura e futbollistit latin.

scroll to top