Festa e Sulltan Nevruzit/ Ilir Meta del me mesazhin e fortë: Shpresa e re po lind!

meta-2.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

 “Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!

U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!

Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!

Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303