fbpx

Festa nëpër plazhe, ish-ministri i ashpër: Po ndodh ‘plagosje me paramendim’, duhet ndëshkim

1597231864_party.jpg

Shumë të rinj ende vijojnë të festojnë nëpër plazhe duke mos u trembur aspak nga koronavirusi dhe duke mos mbajtur fare distancë. Për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai ka shkruar se nëpër lokalet që janë në jug po ndodh ‘plagosje me paramendim. Beqaj kërkon ndëshkimin e merituar, sepse karshillëku i administratorëve të lokaleve hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve.

“Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor. Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia. Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit”, ka shkruar Beqaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303