fbpx

‘Festat dhe ditëlindjet po kthehen në vatra’, Manastirliu apel të rinjve

Duke marrë shkak nga përkeqësimi i situatës së COVID-19 në vend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të covid-19.

Me anë të një shënimi në facebook, Manastirliu i bën apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes se dashje pa dashje po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Manastirliu insiston që të gjithë të respektojnë të paktën trri gjëra; ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe kujdesin për higjienën personale.