fbpx

Festat, njihuni me dritat për dekorin e mjekrës!

mjeker-min.png

Festat e fundvitit janë pranë e madje shumë e kanë zbukuruar pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri që në muajin nëntor.

Në treg ka shumë aksesorë për të dekoruar në mënyrën më të mirë të mundshme shtëpinë, bredhin, tavolinat e madje edhe veshje festive të përshtatshme për atmosferën por së fundmi ka dalë në modë që meshkujt të dekorojnë edhe mjekrën me rastin e festave.

Po ju tregojmë në vijim dritat për dekorin e mjekrës së meshkujve. Po, po! Jeni duke e lexuar shumë mirë. Dritat për të cilat po ju flasim janë Led të ngjyrave të ndryshme dhe mbrojtëse ndaj ujit.

Nëse çunat kanë mjekër dhe ndihen 100% të përfshirë nga atmosfera e festave,  ky set i 18 Ledeve shumëngjyrësh, 90 centimetër i gjatë do e shndërrojë mjekrën e tyre në një pemë të vogël.

Mos kini frikë, nuk lëshojnë nxehtësi. Në Amerikë ky produkt është bërë viral dhe ka kaq shumë meshkuj që e kanë tashmë një “pemë” të vogël në fytyrë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *