Festat, Veliaj dhurata për fëmijët në nevojë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin “Zogu I”, që të dërgojë dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Veliaj në fjalën e tij ftoi edhe kompanitë e bizneset e tjera që veprojnë në Tiranë që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë solidariteti për njerëzit në nevojë.

“Mezi pres që edhe këtë vit, shumë studentë vullnetarë apo të tjerë që kanë në zemër të kontribuojnë, të kenë mundësi ta bëjnë. Na kanë ngelur edhe pak ditë derisa të vijë Viti i Ri, dhe besoj që ka plot kompani të tjera, ndonjëherë është mukajeti, thjesht s’u ka shkuar në mend dhe besoj që kjo e sotmja është një kujtesë edhe për kompani të tjera, për këdo që i ka mundësitë të vërë diçka mënjanë, do i ishim shumë mirënjohës”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë punonjësit social të Bashkisë së Tiranës dhe vullnetarët e qendrave sociale që edhe në këto ditë festash qëndrojnë pranë fëmijëve dhe njerëzve në nevojë.

/Real-news.tv/

Lër një koment