fbpx

Festivali i Dritave. Korça nis muajin e festave

Screenshot_7-10.jpg

Buzëmbrëmjen e së shtunës, qyteti i Korçës ka çelur muajin e festave, ku ndryshe nga çdo vit tjetër, ceremonia e ndezjes së dekorit festiv që zbukuron qytetin ka sjellë një tjetër dimension.

Tashmë e pagëzuar me emrin “Festivali i dritave”, ceremonia ka mbledhur në zonën këmbësore dhe Pazarin e Vjetër me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, të cilët, mes dekorit festiv kanë mundur të përjetojnë diçka ndryshe.

Kreu i Bashkisë së Korçës nga ana e tij ka theksuar se për qytetin ky ishte vetëm fillimi i një muaji festiv, ku, sikundër është bërë traditë, aktivitetet e larmishme nuk mungojnë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *