Aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti gjithnjë ka spikatur për mënyrën e tij të jashtëzakonshme interpretative.
Së fundmi, ai ka qenë i pranishëm në Irak për “Festivalin e Filmit”.
Në të morën pjesë 154 filma nga 78 shtete të botës, mes tyre dhe filmi shqiptar “Delegacioni”.
Kjo ceremoni nuk kaloi pa u vënë re, pasi aktori shqiptar, Viktor Zhusti u vlerësuar me çmimin e rëndësishëm.
Në “Slemani International Film Festivl”, Viktori u shpall si aktori më i mirë.
Kujtojmë që në këtë film Viktor Zhusti interpreton personazhin kryesor, që është një intelektual i burgosur, që nuk pranon lojën e pushtetit por preferon sakrificën në vend që të kthehet në vegël të tyre.