fbpx

“Festo e gëzo me fëmijët, sot për ty po mendoj”. Urimi i Jakup Krasniqit për datëlindjen e bashkëshortes

jakup.jpg

Tepër prekëse është letra e Jakup Krasniqit ndaj bashkëshortes së tij për datëlindje. Letra është publikuar nga vajza e tyre Gresa Krasniqi.

 “Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! Jakup Krasniqi15 Maj, 2021”, ka shkruar Krasniqi.

Jakup Krasniqi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza kundër tij u konfirmua më 26 tetor 2020.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303