Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka festuar ditëlindjen e 85-të ditën e sotme. Të shumta kanë qenë urimet për manjatin e pasurisë në Itali, por një që mund të veçojmë është urimi që ka marrë nga partnerja e tij Marta Fascina.
31-vjeçarja me anë të një postimi në Instagram, karahas fotos që ka publikuar me Berlusconin, në të cilën duket shumë të qeshur të dy, e uron atë për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime” shkroi Fascina duke shtuar disa emoji zemra.

