fbpx

Feston ditëlindjen e tij të 73-të, Ermali bën dedikimin e veçantë për Sabri Fejzullahun

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, feston ditëlindjen e tij të 73-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Një nga urimet më të përzemërta, Sabriu e ka pranuar nga djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Ky i fundit i cili aktualisht ndodhet me pushime në Turqi, ka publikuar një fotografi të të atit në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një urim të veçantë babait në 73-vjetorin e lindjes.

“Urime ditëlindja i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që e ki . Je krenaria jonë, e sa më gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të duam shumë unë, e padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Ermali në Instagram.