fbpx

Feston sot ditëlindjen, Rudina Dembacaj merr dhuratën e bukur nga Mark Frroku

Moderatorja Rudina Dembacaj ka sot ditëlindjen dhe mbush 33-vjeç. Me anë të një fotoje në Instastory,  ajo ka zbuluar dhe dhuratën e veçantë që ka marrë në këtë ditë të shënuar. Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq. Mesa duket, kjo duhet të jetë dhurata që i ka bërë partneri i saj Mark Frroku.

Siç dihet, Rudina prej kohësh ka zyrtarizuar lidhjen me Mark Frrokun. Dyshja janë në prag të martesës dhe si rrjedhojë nuk kishte si të mungonte një surprizë romantike.