fbpx

Festuan me të shtëna armësh ditëlindjen e “shefes”, rikthehen në detyrë  4 efektivët e policisë

Capture-26.jpg

Katër inspektorët e Policisë së forcave “Shqiponja” së Lezhës. të cilët disa ditë më parë u pezulluan nga detyra, janë rikthyer sërish në radhët e uniformave blu. Mësohet se inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh, e R. M, edhe pse janë rikthyer në radhët e policisë nuk janë lënë më në detyrën e mëparshme. Ata janë larguar nga “Shqiponjat” dhe janë ndarë në disa qytete, si Lezha, Kurbini dhe Mirdita.

Kujtojmë  se 4 efektivët u pezulluan nga detyra pas videos se publikuar në rrjetet sociale ku shiheshin duke qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa festonin ditëlindjen e shefes së tyre në rrugë.

SHÇBA ka filluar procedimin penal për këta punonjës. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskredituese”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303