fbpx

“Fët e fët e futët në Kuvend”, Gjoni i ashpër: I paparë je baba Taku, nga çanta e zezë more…

Deputeti Ralf Gjoni nuk përmbahet në Kuvend ndaj Spartak Brahos, ku ka lëshuar një mori akuzash ndaj tij.

Ai ka qenë i ashpër në Kuvend  në lidhje me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Ja fjalimi i Gjonit:

“Të nderuar kolegë. Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë këtë s’ma ka marrë mendje. I paparë je baba taku i paparë. Sot Baba taku rishkruan historinë e Shqipërisë, nga çanta e zezë ka marrë çantën  e bardhë. Nga e zeza sot je kthyer në zbardhës të historisë. ko  është e turpshme zoti kryetar a e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh.

Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë. Në nenin 1 të këtij projekt ligji. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë. Nëse Rama nesër ka një interes për hapjen e shqipërisë, e me disa deputetë me lëpirëse në dorë të fshijë historinë. Historia në vende normale, spo flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisioneve konsensuale ndërinstitucionale në bazë të kërkimit shkencor historik. do duhet minimumi të konsultoheshim me një grup akademikësh.

Shumë prej tyre kanë humbur jetën dhe ju nuk morët asnjë vendim nuk keni asnjë koshienca asnjë moralitet kur votoni në këtë vend. Ama fët e fët futët në Kuvend për të ndryshuar hitorinë. Tërhiqeni këtë iniciativë dhe pastaj hajde konsultohuni me akademikë. Po nuk njohëm krimet e të shkuarës zoti Ruçi nuk do të kemi të ardhme në BE”, tha Gjoni.